Autorja e filmit erotik “Fifty Shades” bën film për shqiptarët, i etiketon si gangsterë e banditë të dhunshëm

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.04.2019, 11:39

“The Mister” libri i dytë i El James, autores së trilogjisë “Fifty Shades” është përcjellë me kritika të shumta në lidhje me atë që trajton në brendësi.

Kritikuesi më i ashpër ka qenë ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, i cili ka kundërshtuar hapur mënyrën se si personifikoheshin shqiptarët në librin e James.

Libri “The Mister” flet për një aristokrat britanik dhe pastruesja e tij e varfër që është viktimë e trafikimit seksual. Pastruesja Alessia Demachi u fut në mënyrë ilegale në Britani nga gangsterët e vendit të saj, Shqipërisë, thuhet në libër dhe ishte pikërisht kjo që nuk i pëlqeu Qirkos.

Romani vijon më tej teksa pastruesja u dërgua në një fshat nga i fejuari i saj, i cili karakterizohet si një bandit i dhunshëm në libër, me dëshirën për ta bërë një grua tradicionale shqiptare. Pikërisht me këtë personazh, Alessia detyrohet që të fejohet nga ana e babait.

E gjithë kjo histori, Qirkos nuk i ka lënë shije të mirë teksa ka kritikuar hapur romanin.

Ai është shprehur për “The Telegraph”:

Më vjen keq që ekziston një roman me këtë informacion që krijon perceptime të tilla negative për vendin tim. Realiteti është krejtësisht i ndryshëm. Shqiptarët janë njerëzit më të mirë që do takoni në jetën tuaj, sigurisht, më miqësore. Vitin e kaluar numri i turistëve u rrit me 32% krahasuar me vitin e kaluar.”

Qirko tha se ishte pikëlluar kur mësoi se personazhet shqiptare janë ose autorë ose viktima të krimit.

Ai shtoi:

Ka një komunitet prej 120,000 shqiptarësh në Britani të Madhe, kryesisht në Londër. Në një komunitet kaq të madh, natyrisht ka disa njerëz që kryejnë krime. Por ata janë vetëm disa individë.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit