Juventusi fitoi ditën e djeshme zyrtarisht titullin e tetë rradhazi kampion në Serinë A, ndërsa një gjest i çuditshëm ka ndodhur me tifozët.
Duke qenë se disfata në Champions përballë Ajaxit është ende e freskët, shumë pak tifozë bardhezinj kanë dalë në qendër të Torinos për të festuar titullin e skuadrës së tyre.
Rreth 200 tifozë janë mbledhur në Piazza San Carlo duke festuar, por pjesa tjetër e qendrës së qytetit ka qenë thuajse e boshatisur.
Megjithatë festa do të ketë një datë të dytë, pikërisht atë të 19 majit kur do të luhet ndeshja e fundit e bardhezinjve dhe do të ngrihet trofeu.
Por pavarësisht kësaj, bie në sy një atmosferë ndryshe këtë vit për shkak të eliminimit të parakohshëm nga Champions League.