Juventusi fitoi ditën e djeshme zyrtarisht titullin kampion për herën e tetë rradhazi në Serinë A.
Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri ka përmbysur Fiorentinën, nga 0-1 në 2-1.
Pas ndeshjes, festa ka qenë e madhe me lojtarët që kanë luajtur me njëri-tjetrin duke u bërë pis me shkumbë,
Mediat gjatë gjithë kësaj jave kanë aluduar për një largim të Ronaldos , nga Torino në fund të këtij sezoni.
Por, portugezi përpara mediave shumë i lumtur dhe i kënaqur është shprehur se do jetë pjesë e bardhezinjve edhe vitin tjetër.
Gaztarja e “DAZN” ka pyetur drejtpërdrejt portugezin nëse do të mbajë këtë fanellë të veshur dhe sezonin e ardhshëm. Dhe ai u përgjigj "1000%".
Ronaldo kështu i ka dhënë fund çdo thashethemi të mediave duke e mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull.