Dy peshkatarë, të cilët kishin mbetur në det të hapur janë shpëtuar mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Peshkatarët u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, pas apelit që bënë për ndihmë.
Forca detare ka bërë të mundur shpëtimin e tyre.
Ndërkaq, 2 peshkatarët G.L dhe A.H dhe mjeti lundrues "Syri 2366", u rimorkiuan pa probleme në Triport.