Deputeti Mylsim Murrizi ka folur pasditen e sotme, lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
I ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News24, Murrizi foli për djegien e mandateve, duke kujtuar se ish-deputeti Ervin Salianji ka qenë kundër këtij vendimi.
Murrizi komentoi gjithashtu edhe partinë e re të Rudina Hajdarit.
Ai tha se do të shkojë në zgjedhje si demokrat dhe nuk do të bëhet pjesë e partisë së saj.
Murrizi u shpreh:
Unë nuk shkoj në parti me porosi të kurrkujt. Mua s'më merr përdore askush nga këta që krijojnë parti dhe ia vënë emrin si të kenë qejf. Unë do të shkoj si demokrat. Çfarë i kam thënë Bashës: të ruaj ato bashkitë që ka si Burreli, pse nuk u fut apo ka hall se mos e gjykojnë po nuk fitoj. Edhe Ervin Salianji ka qenë kundër djegies së mandateve, po realisht nuk ndodhi. Kam artikuluar qartë që mos-hyrja në zgjedhjet e 30 qershorit është shkrirja e PD"