Incidente nga më të shumtat ndodhin në Tiranë, ku disa njerëz janë vërtet me fat. Gazetarja Fatjona Mejdini ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, duke denoncuar një incident që ka ndodhur në lagjen e saj.
Sipas Mejdinit, pllakat e një pallati kanë rënë nga lartësia e madhe në drejtim të tokës, duke rrezikuar kështu jetën e shumë banorëve. Gazetarja shprehet se pak para se të shqiteshin pllakat, nga parkingu kishte dalë një banor, duke shpëtuar pa i rënë masa e betonit dhe pllakat në kokë.
Postimi i gazetares:
Ajo u bën thirrje organeve kompetente të rrethojnë zonën, deri në zgjidhjen e situatës.