Merr jetë partia e Rudina Hajdarit, si do të quhet fraksioni i radhës i krijuar në PD

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.04.2019, 13:39

Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kryetarja e Grupit Parlamentar të PD, Rudina Hajdari, ka vendosur të krijojë një parti të re politike.

Emri i partisë do të jetë “Bindja Demokratike’ dhe pjesë e saj janë bërë që tani disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike, raporton Vizion+.

Mësohet se pjesë e saj do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për aksionin politik të Rudina Hajdarit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse figura të tjera të së djathtës do t’i bashkohen kësaj lëvizjeje politike.

Nismëtarët janë drejt përfundimit të procesit të mbledhjes se 3 mijë firmave që nevojiten për të regjistruar një forcë politike e javën e ardhshme partia me e re e spektrit të djathtë do depozitojë kërkesën në gjykatë.

Mbetet ende e paqartë mënyra si do të garojë në zgjedhje partia “Bindja demokratike” pasi afati për regjistrimin e partive në KQZ skadon të martën, por kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit