Mediat greke kanë zbuluar të dhëna të tjera në lidhje me arrestimin e dy avokatëve grekë, për bashkëpunim me mafian shqiptare të burgjevve, që drejtohet nga Klodian Lekoçaj.
Hetuesit kanë zbuluar se të burgosurit shqiptar e paguanin 10 mijë euro në muaj avokatin Alexandros Lykourezos.
Të burgosurit janë të akuzuar për vrasjen e avokatit Zafeiropoulos, ndërsa janë të përfshirë edhe në sulme të përgjakshme brenda dhe jashtë burgut.
Mediat greke shkruajnë se Lykourezos u kishte kërkuar 2 milion euro të burogsurve shqiptarë, në mënyrë që të ndryshonte akuzën për vrasjen e Zafeiropoulos.
Gjithashtu janë zbardhur edhe tabulatet telefonike ndërmjet dy avokatëve të arrestuar dhe të burgosurve shqiptarë.
Në një prej bisedave njëri prej të burgosurve, i dyshuar si Klodian Lekoçaj i ka thënë avokatit:
Bisedat e regjistruara janë të datës kur shqiptarët do të dilnin në gjyqin për vrasjen e avokatit Zafeiropoulos.