Besimtarët katolikë në Filipine kanë gozhduar veten e tyre nëpër kryqe prej druri për të shënuar të Premten e Zezë.
Kjo traditë disi e çuditshme nuk është e aprovuar nga Kisha. Gjithsesi, kjo nuk i ka ndaluar disa katolikë të devotshëm që të gozhdojnë veten në kryq këtë vit.
Më shumë se 1000 njerëz vizituan fshatin bujqësor të San Pedro Cutud, në veri të Manilës të premten më 19 prill, për të dëshmuar 'kryqëzimin' e shtatë katolikëve filipinas.
Siç raportojnë mediat vendase, një besimtar ka marrë pjesë në këtë ritual për 33-vite rresht, aq vite sa thuhet se ka jetuar Jezu Krishti.
Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania