Totenhami u kualifikua mbrëmjen e së mërkurës në gjysmëfinalen e Champions League pasi elemioni Manchester Cityn.
Tashmë, që të arrijnë në finalen e Madridit, duhet të kalojnë një tjetër pengesë të vështirë.
Përballë ata kanë Ajaxin, skuadër e cila ka shfaqur një futboll të jashtëzakonshëm deri tani.
Për të motivuar Totenhemin ka menduar edhe klubi.
“Daily Mail" raporton se në rast fitoreje të Ligës së Kampionëve futbollistët do të përfitojnë 5 milionë euro shpërblim.
Aktualisht ata kanë përfituar 2 milionë euro. Fitimi i një trofeu prestigjioz do të rriste më shumë emrin e klubit.