Totenham arriti mbrëmjen e së mërkurës një kualifikim historik në gjysmëfinalet e Champions League pasi eliminoi mes drithërimave Manchester Cityn.
Sigurisht, pas ndeshjes, festa ishte legjitime për londinezët të cilët nuk e fshehën aspak entuziazmin në dhomat e zhveshjes.
Por, ajo që ra më tepër në sy ishte festimi i trajnerit Maurizio Pochetino, i cili festoi duke imituar Cristiano Ronaldon.
Tekniku bëri gjestin e portugezit, një gjest që në fakt për herë të parë është përdorur nga Diego simeone.
Në fakt, Ronaldo dhe Simeone u dënuan me gjobë për festimin e ekzagjeruar por Pochetino mund t’ia hedhë pasi festa e tij mbeti vetëm në dhomat e zhveshjes me lojtarët e tij.
Tashmë video është kthyer në virale në rrjet dhe po shpërndahet kudo.