Një ndeshje e çmendur ka qenë ajo e sotmja e luajtur në "Etihad Stadium" mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit.
Vendasit e Pep Guardiolës fituan me rezultatin 4-3, por ky rezultat nuk mjaftoi dhe në gjysmëfinale kaloi Tottenhami falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë.
Plot 7 gola të shënuar, 5 prej tyre që në 21 minutat e para të ndeshjes.
Sterlnig realizon që në minutën e 4, por koreano-jugori, Son përmbys gjithçka në minutën e 7 dhe në minutën e 10.
Silva në minutën e 11 dhe sërish Sterling në minutën e 21, rikthyen edhe njëherë Cityn në avantazh.
Në pjesën e dytë, Aguero në të 59-ën shënoi për 4-2 dhe ky rezultat kualifikonte Cityn deri në ato momente.
Por, ndeshja ishte e gjatë dhe Tottenhami realizoi sërish me Lorenten i cili vulosi takimin në shifrat 4-3.
Pati kohë edhe për një gol të pestë nga Sterling në minutën e 93-të, por festa e shfrenuar për “qytetarët” u ndalua, pasi në VAR u pa se goli ishte në pozicion jashtë loje.
Në fund u mbyll 4-3 rezultat përfundimtar i ndeshjes kualifikoi në gjysmëfinale Tottenhamin i cili gjen në këtë raund Ajaxin e Amsterdamit.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Porto-Liverpool nuk ka pasur histori pasi të kuqtë fituan 1-4 dhe kualifikohet githashtu në fazën gjysmëfinale.