Prezantohet Reja: Nuk më interesojnë paratë, erdha që t’i rikthej identitetin kombëtares

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17.04.2019, 17:39

Është mbajtur para pak minutash në ambientet e Federatës Shqiptare te Futbollit konferenca për shtyp për prezantimine trajnerit të ri të Kombëtares, Edi Reja i cili do të zëvendësojë në stol, të shkarkuarin, Kristian Panuçin.

Reja është shfaqur optimist, madje duke bërë herë pas here dhe batuta. Ai premtoi se do bëjë maksimumin që t'i rikthejë identitetin e humbur kombëtares shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, tekniku italian theksoi se ai nuk ka ardhur këtu duke parë anën financiare, por për të punuar dhe për të bërë një gjë të mirë në stolin e këtij ekipi.

Cili detaji iu bindi ti thoni “po” Shqipërisë dhe cilat janë objektivat tuaja?

Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.

Keni bashkëpunuar me Taren për shumë vite, ke marrë ndonjë këshillë nga ai? Igli Tare më telefonoi kur e mori vesh se isha një nga kandidatët dhe më tha: ‘Çfarë bën në shtëpi, shko me vrap’. Do të flas dhe me të kur të shkoj në Romë. Atje është dhe Strakosha që e kam përzgjedhur unë kur isha atje, pasi e kam ndjekur që fëmijë kur erdhi dhe e pranova.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përsëritur veten?

Mua më pëlqen të impostoj skuadra me logjike, unë kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë. Kjo është një punë që duhet ta bëj në pak kohë. Varët nga shumë situata, varet nga grupi. Çfarë stimujsh mund të ketë lojtari. Në vitet që kam gjatë eksperiencës time, arrij të kuptoj dhe t’u hyjë në kokë lojtarëve. Në këtë punë, kushdo që punon me kombëtaret nga që si ka gjithë kohën lojtarët, duhet të hyjë në mënyrë sa më të shpjete në sintoni me ta. Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe që shohim rezultatet.

Ana financiare?

Nuk ka të bëjë fare ana financiare. Kalon në plan të dytë për mua. E rëndësishme është të ndërtojmë një grup që të identikojë kombin.

Thatë që pranoni të punoni me afat të shkurtër…

Të shikojmë sepse nëse funksionon projekti do të varet nga federata. Nuk është problem. Kemi një objektiv të qartë, të shkojmë në Europian dhe të bëjmë figurë të mirë. Ka shumë ndeshje, për mua për skuadrën për të gjithë.

A mund të na zbuloni diçka për mënyrën e lojës?

Kam parë skuadrën që luan me 4 mbrojtesa, pasi jep më shumë garanci. Unë gjithnjë luaj me tre në qendër, por duhet parë mënyra e lojës. Nuk dua të ndryshojë shumë filozofinë e kësaj skuadre dhe asaj që kishte bërë De Biazi. E rëndësishme është që skuadra duhet të punoj.

Çfarë roli ka luajtur De Biazi që i’u te merrnit drejtimin e Shqipërisë?

De Biazi është historia e fundit e Shqipërisë, ne jemi miq dhe me Panuçin. Me De Biazin kam folur për të për disa gjëra, pasi kemi dhe një raport të mirë. Kam folur me De Biasin dhe më ka treguar gjëra fantastike për Shqipërinë dhe kjo për shkak të rezultateve të mira që ka pasur. Mendoj se duhet të duartrokas për atë që ka bërë De Biasi ka qëndruar 4 vite këtu. Duhet përgëzuar dhe Tramezzani, pasi ka qenë ish-lojtari i imi. Njoh mirë dhe Xhimshitin, pasi i kam besuar kur ka ardhur në Itali dhe hap pas hapi po bën mirë dhe luan te Atalanta.

Sa do qëndroni në Shqipëri?

Shqipëria është një vend i bukur për të jetuar. Ne trajnerët kemi dhe nevojën të qetsohemi. Për shembull kemi dhe Durrësin afër (duke qeshur). Unë do të jem në Shqipëri, pasi dua të di çdo gjë që ndodh në këtu. Unë duhet të qëndroj këtu, pasi duhet të njoh më tepër situatat rreth meje dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi.

I njihni mirë lojtarët e Shqipërisë, ka potencial kjo skuadër për të shkuar në Europian?

Mendoj se Shqipëria ka potencial për të luajtur. Besoj se kjo skuadër mund të bëj mirë. Megjithëse kërkoj maksimumin nga të gjithë lojtarët

Nëse një lojtari të kombëtares do t’i ndodhte të humbiste avionin do ta linit jashtë?

Që të jetë një disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpikmërinë, kjo patjetër. Unë do e gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të gjithë lojtarët janë një lloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që janë thelbësor. Strakosha vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një lojtar që do Kombëtaren duhet t’i marrë masat një orë para për të mbërritur me përpikmëri. Por nga ana ime do të kisha vendosur ta gjobisja.

Keni punuar si vëzhgues talentesh, keni parë lojtarë nga kampionati shqiptar…

Kam parë diçka. Mendoj se lotjarët shqiptarë mund të bëjnë mirë në të gjithë Europën. Të gjithë do të ndiqen. Është mirë të ndiqen të gjithë.

Shqipëria i ka besuar shumë trajnervë italianë, besoni se do të sillni një tjetër futbolli, apo atë futboll që është i prapambetur?

Trajnerët italian kanë bërë mirë. Ançeloti, Sarri, Kapelo kanë fituar gjithandej. Është një kulturë që ne kemi si teknikë, kemi bërë mirë në gjithë botën. Nuk mund të thuash që trajnerët italianë janë të mbaruar. Në Champions luajnë lojtarët dhe jo trajnerët. Për fat ne nuk jemi ata më të parët. Këto janë pyetje të momentit. Juventusit i mungonin lojtarë të rëndësishëm, nuk kishin kondicion të plotë. Ka qenë skuadra më e mirë që kemi parë.

E merr në konsideratë Reja një lotjarë që thotë se nuk do të vij sa të jetë ky trajner…

Ka bërë gola dhe është një lojtar me vlerë të madhe. Ka bërë 7-8 gola dhe për mua është më shumë sulmues. Të gjithë lojtarët duhen vlerësuar dhe të shikojmë në çfarë gjendje janë.

Bashkëpuntorët tuaj në këtë aventurë?

Unë kam që tani bashkëpuntorët e mi. Emrat do të bëhen të ditur kur çdo gjë të bëhet zyrtare, pra nga java tjetër. Duhet të flas dhe me presidentin, pasi duhet ta zyrtarizojë dhe ai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit