Juventusi u mund mbrëmjen e djeshme 1-2 nga Ajaxi brenda në Torino duke u eliminuar nga Champions League.
Bardhezinjtë patën pretendime për një penallti në minutat e fundit të sfidës.
Ishte Bentankur që u përpoq të hidhte një top në zonë, por ai u përplas tek Dalei Blind.
Të gjithë tek Juvja kërkuan penallti, për prekje me dorë, por arbitri nuk ishte i këtij mendimi.
Gjithsesi, pasi u ripa në VAR, arbitri kryesor vendosi që ky rast të mos akordohej, dhe loja të vazhdonte.