Ashtu siç pritej, ndeshja mes Barcelonës nuk pati shumë histori, pasi katalanasit fituan pastër me shifrat 3-0 duke dominuar gjithë takimin.
Messi ishte padyshim heroi i mbrëmjes realizoi një dopietë në minutat 16 dhe 20.
I pari ishte një gol nga ato që di të bëjë vetëm ai, nga jashtë zone, ndërsa goli i dytë erdhi si pasojë e një gafe të De Geas.
Ndërkohë, në pjesën e dytë “vulën” e vendosi Coutinho që me një perlë nga jashtë zone, shtangu sërish De Gean.
Në fund, Barcelona kualifikohet për në raundin tjetër pa shumë probleme duke pritur me interes kundërshtarin që do ketë përballë dhe që me shumë mundësi do jetë Liverpooli.