Ndeshja e kthimit mes Juventusit dhe Ajaxit e vlefshme për çerekfinalet e Champions League ka nisur të nxehet para kohe.
Kujtojmë që në ndeshjen e luajtur në Amsterdam pati përpeshje mes tifozerive, ndërsa tensioni ka vijuar dhe në Torino.
Konkretisht sot, pesë ultras holandesë janë ndaluar nga policia.
Kjo pasi gjatë një kontrolli të befasishëm, atyre u janë gjetur armë, tymuese, fishekzjarre dhe sende të tjera të rrezikshme, që do t’i përdornin gjatë ndeshjes.
Për të gjithë këta tifozë është dhënë masa e ndalimit menjëherë.
Ata ishin në dy autobusë që po udhëtonin drejt Torinos.
Tani policia po heton edhe për tifozë të tjerë të përfshirë në grupin e tifozëve të armatosur.