Rikthehen koret antishqiptare në stadiume, arbitri detyrohet të ndërpresë ndeshjen

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.04.2019, 15:21

Hulliganët maqedonas të Vardarit kanë lëshuar kore raciste ndaj shqiptarëve.

Episodi i shëmtuar është regjistruar në ndeshjen midis Vardarit dhe Shkëndijes së Tetovës, e cila u zhvilluar në lagjen Maxhari të Shkupit.

Tifogrupi i quajtur "Komiti" nuk kanë kursyer ofendimet ndaj shqiptarëve, madje ato u bënë më të forta në momentin kur spikeri kërkoi që të ndalonin.

Edhe trajneri i Vardarit e pranoi se thirrjet e "Komitëve" e dëmtojnë futbollin maqedonas, por nuk mund t'i ndalojë.

Sipas tij nevojitet që kjo ngjarje të shqyrtohet me kujdes dhe të mos përsëritet më.

Ai tha:

Unë si petagog dhe si trajner do të mundohem që ta çrrënjosim nacionalizmin nga stadiumet. Çfarë të them, unë jam i pari kundër tyre. Duhet të merren iniciativa dhe të mbahen mbledhje në nivele më të larta, që kësi gjërash të mos ndodhin. E di se kjo është një çështje mjaft e ndjeshme, sidomos për gjendjen momentale tek ne.

Koret antishqiptare gjithashtu detyruan arbitrin që të ndërpriste ndeshjen për disa minuta.

Nuk kanë mjaftuar vetëm koret raciste, pasi të mërzitur nga rezultati, huliganët maqedonas kanë hedhur mjete të forta në fushë, ku njëri prej tyre ka kapur edhe mbrojtësin e Shkëndijes, Mevlan Murati.

Policia nuk ka marrë ende asnjë masë për këtë ngjarje të shëmtuar, ndërsa thuhet se do të nisë një hetim ndaj Vardarit nga komisioni i disiplinës në Federatën Maqedonase të Futbollit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit