Një llogaritar, i cili pretendon se e tallnin në punë, vendosi që t’i jepte vetes ca “pushime” me lekët e shefave.
Darren Carvill raportohet të ketë vjedhur një total prej rreth 300,000 eurosh nga servisi i makinave ku punonte.
38-vjeçari deklaroi në polici se paratë i kishte shpenzuar për të blerë kokainë dhe paguar prostituta dhe eskorta të klasit të lartë.
Carvill e pranoi që kishte vjedhur një ‘mal’ me para nga ‘Mr Clutch’ sepse donte që të kalonte një fundjave të çmendur.
Pasi pranoi 18 akuza për mashtrim, punonjësi u dënua me 2 vite e gjysmë burg.
Darren deklaroi se vuante nga vetëbesimi i ulët dhe prandaj u bë i varur pas jetës së natës dhe eskortave të klasit të lartë.
Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania