Një adoleshente nuk është pranuar në një shkollë të mesme për shkak të veshjes që kishte nëna e saj atë ditë.
Rasti ka ndodhur në Teksas ndërsa nëna e vajzës, Joselyn Lewis, kishte veshur një bluzë-fustan, një palë shpaka ngjyrë të bardhe dhe kishte vënën një shall të bardhë në kokë.
Sipas asaj që tregon ajo vetë, shkolla e refuzoi vajzën pasi Joselyn ishte veshur në kundërshtim me kodin e veshjes që ka shkolla e mesme.
Nëna e adoleshentes tregoi për mediat se shkolla e mesme Madison në Houston ishte ajo që refuzoi regjistrimin e vajzës së saj 15-vjeçare.
Lewis shpjegoi se administruesit e shkollës i thanë se fustani i saj ishte i shkurtër ndërsa shalli që kishte në kokë nuk lejohej.