Një ari femër në Rusi është mbyllur përjetë pas hekurave dhe vuan dënimin bashkë me kriminelë të tjerë.
Katya është “arrestuar” në vitin 2004 pasi sulmoi dy njerëz në një kamp. Që prej atëherë, ajo ka ndenjur e mbyllur në burg për 15 vitet e fundit.
Katya është e vetmja femër dhe e dënuar për jetë në burgun ku ajo jeton bashkë me 730 të dënuar të tjerë. Sipas mediave, njerëzit e burgosur bashkë me ariun nuk kanë më shumë se 25 vite burgim.
E përshkruar si ‘miqësore’ dhe jo agresive, Katya thuhet se është bërë më pak e rrezikshme gjatë viteve të saj në kafaz.
Ajo tashmë merr rregullisht vizita nga të burgosurit të cilët edhe kujdesen për të.
Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania