Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë, në autostradën Elbasan- Tiranë mbrëmjen e sotme. Tre automjete janë përplasur me njëra- tjetrën, ndërsa mes të plagosurve mësohet se janë edhe nënë e bijë.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e njërit prej drejtuesve, “favorizuar” edhe nga lagështira në rrugë. Ende nuk bëhet me dije identiteti dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve.
Ndërsa si pasojë e vajrave të automjeteve në rrugë, është bllokuar një nga korsitë e autostradës.