Një baba ka mbetur i tronditur në momentin që gjeti një 42-vjeçar duke u fshehur në dollapin e tij të rrobave.
Incidenti ka ndodhur në Teksas ndërsa sipas mediave lokale, burri i panjohur kishte ardhur për të kryer marrëdhënie me vajzën e tij 12-vjeçare.
Babi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, tregoi për mediat se ai e gjeti Christopher Todd në dollapin e tij gjysmë lakuriq në nëntor të vitit 2018 ndërsa bëhej gati për punë.
Leonard, i cili nuk u soll në mënyrë agresive, i tha babait se ishte vajza e tij adoleshente që e kishte ftuar në shtëpi.
Më pas ai kishte sqaruar se nuk e dinte që vajza ishte 12-vjeçe dhe se kishte folur me të nga Instagrami dhe Facebook-u.
Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania