Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë. Ai u përplas fuqishëm nga nja makinë, teksa po ecte me biçikletë mëngjesin e sotëm.
Ish-mbrojtësi i West Ham, po kurohet në spitalin Universitar në Mallorca. Ai ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë dhe trup.
Mediat në Argjentinë shprehen se Scaloni është jashtë rrezikut për jetën. Trajneri argjentinas ka jetuar në Mallorca për shumë vite.
Ai ndërkohë ishte duke vëzhguar lojtarët e tij, të cilët luajnë me ekipet më të mira të Europës.
Scaloni mori drejtimin e Argjentinës pas shkarkimit të Jorge Sampaolit, i cili dështoi në Botërorin e Rusisë.
Kujtojmë se Scaloni gjatë Botërorit ishte asistenti i Sampaolit.