Zona 51 konsiderohet si vendi më më i mistershëm në botë.
Por zbulimet dhe fotografitë e ndara në librin e vitit 2011 'Area 51: History Uncensored' japin një vështrim të brendshëm tek një nga misteret më të mëdha të Shteteve të Bashkuara.
Libri përqendrohet kryesisht në incidentin e UFO-ve në Roswell, të vitit 1947. Në këtë rast hidhen poshtë teoritë e konspiracionit të mbajtura gjatë, sipas të cilave një disk fluturues u rrëzua pranë Roswell, New Mexico.
Autorja Annie Jacobsen tregon se incidenti ishte në të vërtetë i lidhur me diktatorin sovjetik Joseph Stalin në një përpjekje për të shkaktuar rrëmujë në Shtetet e Bashkuara.
Ajo shton në mënyrë specifike se shpikësi Sergei Korlev, Igor Kurchatov dhe matematikani Mstislav Keldsh u përdorën nga Stalini për të qenë pjesë e ekipit të tij të studimit të fshehtë të UFO-ve.
Zona e njohur tani si Zona 51 është në të vërtetë mbetja e liqenit të thatë të Groom Lake, Nevada.
Bob Lazar, një shkencëtar dhe inxhinier i qeverisë, thuhet se ka punuar me teknologjinë aliene në këtë zonë gjatë vitit 1989.
Ai pretendonte se qeveria po fshihte mjete fluturuese marsiane në 'shtratin e tretë të liqenit të thatë ', që besohet të jetë afër vargut të Liqenit të Papoos.
Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania