Mjekët e tmerruar në një spital në Australi i kanë shpëtuar jetën një vajze 5-vjeçare të cilës i kishte mbetur një bateri në fyt.
Sipas Mail Online bateria e vogël e rrumbullakët kishte 6 muaj që rrinte në fytin e të voglës duke mos e lejuar të ushqehej.
5-vjeçarja Shaylah Carmichael, u dërgua në spital fundjavën e shkuar pas problemeve te gëlltitjen, temperaturën, të vjellat dhe humbjen në peshë.
Pasi i bënë një grafi, mjekët mbetën të tronditur kur kuptuan se një bateri e vogël e kishte munduar vajzën gjatë gjithë kësaj kohë.
Sipas tyre, objekti i kishte bllokuar fëmijës rrugën për në stomak si dhe kishte nisur ta gërryente fytin e saj nga brenda.
Vajza iu nënshtrua një operacioni emergjent dhe objekti i hoq.