Jo vetëm propagandë, si vodhi Veliaj 600 mijë euro me 50 shkrepje fotografi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.04.2019, 16:52

Erion Veliajt nuk i ndahen kamerat nga mbrapa, sa herë që ai bën diçka që e quan të mirë.

Propaganda e Veliajt nuk është më një mister dhe ka dalë sheshit prej kohësh.

Ditën e djeshme Veliaj deklaroi në një postim në rrjetet sociale, se ka mbjellur 25 mijë fidanë në Vaqarr.

Nisma Thurje, ka bërë një llogari të thjeshtë, ku ka zbuluar edhe mashtrimin e Veliajt.

Sipas llogarive rezulton se për të mbjellë 25 mijë fidanë, duhen 13 ditë e 1 orë punë pa pushim ndërmjet, mirëpo aksioni zgjati vetëm 2 orë xhirime.

Sipas nismës thurje gabohemi nëse mendojmë se kjo është thjesht një fasadë për të zbukuruar efektin negativ të betonit në Tiranë.

Nisma thurje ka zbuluar se një fidan pishë kushton 500 lekë të reja, ndërsa në buxhetin e bashkisë regjistrohet me 3000 lekë të reja.

Diferenca ndërmjet fitimit është plot 600 mijë euro. Sipas Nismës Thurje Veliaj e vodhi këtë shumë parash me 50 shkrepje fotografi dhe 24 kronika lajmesh.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit