Studiuesit e Universitetit të Bonit mendojnë se mund të kenë gjetur një kurë për luftimin e kancerit.
Kërkuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që është i aftë të dëmtojë qelizat kanceroze.
Sipas ekspretëve, përdorimi i saktë i mekanizmit në fjalë në sipërfaqen e qelizave të kancerit mund të çojë në vdekjen e tyre.
Ky mekanizon quhet aptamer dhe nëse përdoret në mënyrën e duhur mund të kthehet në një “vrasës” i vërtetë për qelizat e kancerit.
Aptameret janë sekuenca të shkurtra të ADN-së, të cilat varësisht nga radhitja e njësive ndërtimore gjenetike, mund të kombinohen në forma të ndryshme.
Tani mbetet të zbulohet se përse qelizat kanceroze mbajnë mbi sipërfaqen e tyre proteina që vetë-shkatërrojnë qelizën.