Denoncimi/ Drejtoresha e gjimnazit akuzohet se vjedh ndihmat për të varfërit, skemat korruptive skandaloze

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.04.2019, 14:22

Një skandal i madh është duke ndodhur në shkollën e mesme "Naim Frashëri" në Durrës.

Në një denoncim të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, thuhet se drejtoresha e kësaj shkolle B.M, në bashkëpunim me mësuesen V.Xh, kanë krijuar një skemë korruptive, ku vjedhin ndihmat e të varfërve, duke qenë se nuk mund të administrojë asnjë lek nga bordi i shkollës.

Sipas denoncuesit, drejtoresha i ka kërkuar nxënësve që 10 mijë lekëshin e vjetër që jepnin si kontribut vjetor për shkollën, ta kthejnë në ushqime për të varfërit.

Më tej denoncuesi ka treguar se drejtoresha i jep mandat çdo nxënësi për ushqimin që sjell, ndërsa vetë mban një kopje dhe tjetrën ja jep sekseres, mësueses V.Xh.

Në denoncim thuhet më tej se e bija e drejtoreshës punon në kryeministri, burri i saj është në krye të qendrës shëndetësore të Rrashbullit, ndërsa vajza tjetër është e punësuar si psikologe në spitalin e Durrësit.

Denoncuesi ka treguar gjithashtu, se në kongresin e fundit të PS, drejtoresha u shpërblye duke u konfirmuar si delegate.

Postimi i plotë

Pershendetje JOQ,po ju shkruaj ne lidhje me super skandalin e rradhes te kryer nga drejtoresha e gjimnazit "Naim Frasheri" Durres ne bashkepunim me sekseren e saj mesuesen V.Xh! B. M nuk i mjaftojne 2-vila 200-mij euroshe qe ka(nje prej te cilave e beri gjate kesaj periudhe me vjedhjet qe ka bere),nuk i mjafton qe ka burrin krye hajdut te qendres shendetesore ne rrashbull,nuk i mjafton qe e bija K.M punon ne kryeministri dhe vjedh nga mengjesi deri ne darke,nuk i mjafton qe ka te bijen tjeter te punesuar psikologe ne spital e Durresit,pra nuk i mjaftojne gjithe keto vjedhje(per te cilat mori dhe shperblimin e merituar nga PS ne kongresin e fundit duke u rikonfirmuar si delegate ne kongres),por tanime(duke qene se i eshte ndaluar te administroje qofte dhe 10-leke nga parate e bordit te shkolles,nga Ministria e Arsimit),vjedh dhe patate,fasule,pras,qepe,makarona,oriz,kafe,majdanoz,veze,sallate dhe cte mundet duke i kerkuar nxenesve qe 10-mij lekshin e vjeter qe paguajne ne vit si detyrim per kontribut ndaj shkolles ta paguajne tanime ne natyre duke u hequr sikur do te ja jape te varferve! Urdheroni dhe mandatet qe i jep nxenesve per ushqimet qe sjellin! Copa letre pa asnje vlere! Ku shkojne gjithe ato ushqime??? Kush i merr??? I vjedh B.M dhe sekserja e saj mesuesja V.Xh! Turp,erdhi dhe kjo dite ku te vidhen ndihmat ushqimore per te varferit,dhe te krijohen organizata bamiresie per te mashtruar njerezit nga institucionet arsimore! Publikojeni se eshte super skandal! Do ju nis dhe fotot e mandateve qe me kane dhene nxenesit dhe qe me zor i kam siguruar! Nga nje mesuese e gjimnazit "Naim Frasheri" Durres! Kam me shume se 20-mandate copa letre qe me kane dhene nxenesit,me ane te se cilave dokumentohen ushqimet! Skandal! Te bardhen ja jep nxenesve,kurse dy kopjet e tjera i mban nje drejtoresha B.M,nje sekserja e saj mesuesja V. Xh! Per momentin fotot kte cilesi kane,sa te marrim telefonat tone se i dorezojme,me vone jua sjell te 20-mandatet me cilesi me te larte fotografimi ku ta shikoni me syte tuaj cfare po behet ne kte vend! Por ju publikojeni te ndalohet kjo pashpirtesi ekstreme qe po ndodh! Ky nazizem i rilindur!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit