Një djalë, me pseudonimin Xiaohua, nga Kina ka përfunduar në spital pasi kishte arritur të fuste në organizmin e tij 70 sfera magnetike.
Sipas mediave vendase, 11-vjeçari u dërgua në spitalin e fëmijëve mëngjesin e 25 marsit dhe pasi kishte dhimbje të forta në bark.
Pas kontrollit, mjekët kuptuan që në fshikëzën e tij të urinës ndodheshin plot 70 sfera të vogla magnetike. Të gjitha sferat thuhet të jenë shtyrë nga i mituri që nga organi i tij gjenital përgjatë traktit urinar.
Pasi kishin arritur në fshikëz, sferat, duke qenë magnetike, ishin bërë të gjitha bashkë dhe i shkaktuan adoleshentit dhimbje serioze dhe vështirësi në urinim.
Pas dy orësh operacion, mjekët arritën që t’i hiqnin gurët nga fshikëza e tij dhe pritët që Xiaohua të shërohet plotësisht. JOQ Albania