Një shofer që po i mburrej turmës me makinën e tij 290 mijë euroreshe e ka pësuar keq.
Ai po jepte “performancë” përpara disa njerëzve në momentin që humbi kontrollin dhe përplasi super-makinën e tij të re fringo.
Thuhet se shoferi doli i pa lënduar nga incidenti, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ndjenjat e tij.
Super makina e tij u përplas fillimisht me një pemë dhe më pas pas një muri me shpejtësi të lartë.
Njerëzit e pranishëm vrapuan që t’i jepnin ndihmën e parë shoferit, por nuk lanë mënjanë celularët e tyre me të cilët po filmonin.