Prej disa muajsh banorët e Astirit vijojnë me protestën kundër projektit të Unazës së Re. Mbrëmjen e sotme shtatë banorë të Astirit janë për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Shoqërimi i tyre është bërë menjëherë pas përfundimit të protestës. Banorët e revoltuar u mblodhën për të protestuar përpara Drejtorisë së Policisë.
Me thirrjet “Lironi çunat”, ata janë ulur në tokë dhe kanë premtuar se nuk do të lëvizin nga aty deri në lirimin e tyre.
Midis 7 të arrestuarve është edhe një 15-vjeçar.