Një baba shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi ka dhunuar vajzën e tij 16-vjeçare. Vajza kishte mbetur pa ndjenja, ku është dërguar menjëherë në spital për t'iu dhënë ndihma e parë mjekësore.
Babai mësohet se është i moshës 48 vjeç dhe arrestimi i tij është bërë pas disa orësh nga policia. Ai thuhet se e ka qëlluar vajzën në kokë dhe në qafë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.