Pasi siguroi mandatin e dytë/ Shoferë, kujdes! Lali Eri po ju dyfishon gjobat

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.03.2019, 20:17

Erion Veliaj në vitin 2015 u zgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës dhe erdhi në këtë post me premtimet për të ulur taksat dhe varfërinë për qytetarët. Por gjatë katër viteve në detyrë, ka bërë krejt të kundërtën.

Ai nuk ka ndaluar së abuzuari me xhepat e qytetarëve të Tiranës edhe pse në postimet e tij në rrjetin social Facebook propagandohet e kundërta. Veliaj ka shtuar e shumëfishuar taksat për banorët e kryeqytetit, tashmë ka vendosur që të dyfishojë, në mënyrë tërësisht abuzive, gjobat për parkimin e automjeteve.

Sipas "Boldnews.al" dhe sipas një fotoje gjobe të mbërritur në redaksi, e bërë në zonën e "Myslym Shyrit" citohet se vartësi i Lali Erit, polici bashkiak Valand Hoxha, ka gjobitur një automjet me 2 mijë lekë të reja, për shkak se ka përfunduar afatin e kohës së qëndrimit tek parkimet me pagesë, të administruara nga Bashkia e Tiranës.

Deri më sot, gjoba për këtë shkelje ka qenë 1 mijë lekë të reja. Por, Erion Veliaj, pasi arriti të merrte konfirmimin për të kandiduar për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, ka nisur ta konsiderojë veten të paprekshëm, duke shtuar gjobat abuzive për qytetarët.

Rreth 3 vjet më parë, Erion Veliaj krijoi “Tirana Parking”, një kompani publike që siguron miliona euro të ardhura në vit nga pagesat e qytetarëve. Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia e Tiranës tarifoi pjesën më të madhe të rrugëve të qytetit, duke e shndërruar parkimin në një proces thuajse të pamundur për mijëra makina që qarkullojnë në ditë në kryeqytet.

“Tirana Parking” rezulton një prej kompanive më fitimprurëse të Bashkisë së Tiranës, së bashku me Ujësjellës-Kanalizime, të dyja struktura që janë akuzuar shpesh publikisht për abuzimet me çmimet dhe me masat administrative.

Çdo ditë në media të ndryshme, por sidomos në redaksinë JOQ Albania, mbërrijnë denoncime të qytetarëve për abuzime nga më të mëdhatë nga ana e Policisë Bashkiake.

Tashmë këto denoncime janë bërë pjesë e një rutine të pandashme të shqiptarëve, ku anormale mund të duket pjesa kur nuk do të ketë më denoncime apo raste flagrante të shkeljes së ligjeve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit