Qeveria po i zhvat me skemën e TVSH-së, fermerët paralajmërojnë një tjetër protestë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.03.2019, 17:47

Para disa ditësh fermerët e Lushnjes protestuan duke flakur në rrugë qumështin. Kjo ndodhi në shenjë demonstrative ndaj uljes së TVSH-së, ku në këtë mënyrë fermerët detyrohen të ulin çmimet e produkteve të tyre.

Shumë fermerë marrin kredi ndërsa prodhimet e tyre po flaken në rrugë e në plehra për shkak të qeverisë. E pavarësisht protestave të fermerëve qeveria Rama nuk ka ndërmend të ndalet në rrënimin që po u bën këtyre fermerëve.

Grumbulluesit dhe fermerët kanë paralajmëruar se do të kthehen në protestë më 3 prill në qytetin e Lushnjës, pasi Ministria e Financave u ka dhënë përgjigje negative lidhur me ndryshimin e skemës së TVSH-së. Ata kërkojnë që qeveria të reagojë dhe TVSH-ja të barazohet si në shitje dhe në blerje.

Skema e re e TVSH-së ka hyrë në fuqi që prej 1 janarit me paketën e re fiskale çfarë ka sjellë kosto shtesë për grumbulluesit, të cilët paralajmërojnë që të ulin çmimet ndaj fermerëve.

Alban Zusi, kryetar i Qendrës së Eksporteve tha se lidhur me problematikën do të vënë në dijeni edhe Ambasadat dhe Bankën Botërore.

Deklarata e e Zusit:

Do ti drejtohemi të gjithë shoqatave të Dhomave të Tregtisë për tu solidarizuar me këtë çështje, do ti drejtohemi institucioneve ndërkombëtare, do ti drejtohemi Departamentit për Bujqësinë në Bashkimin Europian, do ti drejtohemi Bankës Botërore. Me datë 3 do të ketë përsëri një protestë tjetër, ku përveç një grupimi të caktuar të grumbulluesve dhe fermerëve të Lushnjes, Fierit dhe Beratit do tu bashkohen dhe fermerë të rajoneve të tjera të Shqipërisë si Shkodra, Korça, Gjirokastra."

Zusi tha më tej se fermerët kërkojnë që qeveria të marrë masa dhe të barazojë TVSH-në si në shitje, niveli i të cilës është 20 për qind dhe në blerje ku niveli shkon në 6 për qind.

Ai shton:

Më e ndershme, më etike dhe më sociale është që TVSH-ja e produkteve ushqimore të ulet në nivelin 6% edhe në shitjen e tyre te konsumatori fundor."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit