E moshuara masakroi me thikë në fyt 7-vjeçarin shqiptar, psikologu hedh dy hipoteza për krimin makabër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.03.2019, 16:53

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë në Basel të Zvicrës, ku një 75-vjeçare vrau me thikë një 7-vjeçar shqiptar.

Komisioneri për krime në Basel, Peter Gill, ka deklaruar se e moshuara ndodhet në paraburgim dhe pritet që t'i nënshtrohet kontrolleve, për të vërtetuar nëse ka apo jo probleme mendore.

Nga zyra e prokurorisë ndërkohë, bëjnë me dije se 75-vjeçarja kishte njoftuar disa persona dhe institucione menjëherë pas krimit.

Psikiatri i gjykatës, Josef Sacsh ka hedhur dyshime se e moshuara e ka kryer krimin për t'u bërë e famshme, megjithatë deri tani nuk është vërtetuar ende.

Ai ka ngritur dy hipoteza duke thënë se krimin e moshuara mund ta ketë kryer për shkak se kishte shumë borxhe të papaguara, ose vrasja është e motivuar ideologjikisht.

E moshuara kishte probleme të shumta me autoritetet për shkak të borxheve të mëdha. Në Basel të shtunën u zhvillua një marshim, ku qindra njerëz dënuan aktin makabër.

Ndërkohë lamtumira e fundit 7-vjeçarit iu dha në varrezat e Gjilanit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit