Kristiano Ronaldo u dëmtua mbrëmjen e djeshme në ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë për kualifikueset e Euro 2020.
Sulmuesi i njohur u detyrua të largohej nga loja pa përfunduar ende pjesa e parë.
Sot, ai u është nënshtruar testeve mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
Rezultati tregon se portugezi vuan nga një tërheqje e lehtë muskulorë në kofshën e djathtë.
Nuk është përcaktuar ende një datë fikse për rikthimin e tij, sepse gjendja do të monitorohet ditë pas dite.
Gjithsesi “Sky Sport” bën me dije se 34-vjeçari do të qëndrojë detyrimisht pushim për dy ndeshjet e Serie A.
Atë ndaj Empolit dhe ndaj Cagliarit.
Ndërkohë që më 6 prill është sfida me Milanin, por me të gjitha gjasat edhe për këtë ndeshje Ronaldo do të qëndrojë pushim.