Inter dhe Milan kanë gjetur akordin për të ndërtuar një stadium të ri, sërish në bashkëpronësi.
Stadiumi i ri do të kushtojë 600 milion euro dhe do të pozicionohet vetëm disa metra larg San Siros.
Fillimisht drejtuesit e Inter ishin skeptikë për këtë projekt, por tashmë janë bindur.
Drejtori ekzekutiv i Inter, Alessandro Antonello, tha për “Gazzetta dello Sport”, se të dy klubet po punojnë për të çuar përpara këtë projekt.
Më tej ai shtoi se ka akoma punë përpara dhe kur të arrihet në një vendim të përbashkë, do ta bëjnë publik.
Antonello tha:
Klubet mendojnë se do të ketë më shumë vlerë të ndërtohet një stadium i ri, sesa të rinovohet legjendari “Giuseppe Meazza”.
Projekti është mbështetur në modelin e stadiumit të Atlanta United në Amerikë, në të cilin është zhvilluar finalja e Super Bowl.
San Siro është ndërtuar në vitin 1962 dhe në të janë zhvilluar disa nga ndeshjet më epike të historisë së futbollit. Ky stadium ka pritur disa nga ndeshjet e kupës së botës në vitin 1990.