"Arrest me burg" ka qenë masa e sigurisë vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për dy djemtë e ish-prefektit, Paulin Radovani, ndërsa për atë vetë ka vendosur “detyrim paraqitje”, me kushtin që ai të mos largohet jashtë Shqipërisë.
Elton dhe Robert Radovani, u vunë në hetim me akuzën për mashtrim, pasi grupi i të arrestuarve për skemën e fajdeve, pretendojnë se kjo histori është e sajuar nga Paulin Radovani.
Ish-prefekti Radovani ishte personi që bëri një denoncim ndaj 22 personave për një skemë fajdesh me përqindje të larta.
Në rast se nuk paguheshin lekët e dhëna, anëtarët e grupit i merrnin borxhlinjve prona dhe pasuri duke i kaluar në emër të tyre.
12 anëtarë të grupit të skemës së fajdeve u arrestuan dhe tre të tjerë janë në kërkim.