Zbardhet dëshmia e 3 të arrestuarve, që dyshohet se ndihmuan autorin të ekzekutonte “Nardin e Bujtinave”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.03.2019, 11:29

Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje tre personat e arrestuar si bashkëpunëtorë të autorit të vrasjes së Nard Polisë, disa ditë më parë në fshatin Grudë, të Shkodrës.

Të arrestuarit raportohet se i kanë mohuar akuzat.

Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma, 29 vjeç dhe Alfred Martini, 20 vjeç, që të tre banues në Shkodër u arrestuan të hënën (25 mars) nga policia lokale.

Ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar i vrasjes, i identifikuar nga policia vetëm me inicialet K. S., 27-vjeç.

Gjithashtu policia vendore në njoftimin e saj bëri të ditur se dyshohet se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip ‘Audi’ viktimën Nard Polia.

Më pas e njëjta makinë sipas policisë është vërejtur pas këqyrjes së kamerave të sigurisë duke kaluar tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar dogji motorin tip "T Max" me të cilin dyshohet se ka kryer vrasjen.

BW shkruan se:

Kjo makinë e cila dyshohet se ka ndjekur viktimën dhe më pas del edhe tek vendi ku u djeg motori tek kamerat e sigurisë ka çuar policinë në ndalimin e tre shtetasve. Mjeti tip ‘Audi’ është në pronësi të shtetasit Alfred Martini i cili është një prej të ndaluarve. Ky i fundit ka pranuar se është makina e tij por ka deklaruar në polici se këtë mjet ia ka dhënë që në mëngjesin e 20 marsit shtetasit K.S i shpallur në kërkim dhe 27-vjeçari që dyshohet si autor i vrasjes ia ka kthyer mjetin në orët e pasdites, pretendon i ndaluari Alfred Martini. Ky i fundit bashkë me dy të ndaluarit e tjerë Gilbert Toma dhe Kleandro Toma kanë deklaruar se ata nuk kanë qenë fare në makinën në fjalë me të cilën policia dyshon se është ndjekur viktima dhe më pas është transportuar autori i dyshuar pas djegies së motorit."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit