JOQ Albania
Home

Taksitë do të ecin me wireless, ky është shteti që ka gjetur zgjidhjen gjeniale
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 25/03/2019 20:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Norvegjia duket se do të jetë shteti i parë në botë, që po përpiqet të lërë gjurmë në fushën e teknologjisë, përmes sistemit wireless.

Në Oslo, shumë shpejt taksitë do të funksionojnë përmes kësaj metode.

E gjitha do të realizohet sipas një sistemi që përfshin pllaka të ngarkimit me teknologji të induksionit të instaluar në rrugë, e të vendosur në disa pjesë të taksive, në të gjithë qytetin, sipas Reuters.

Duke zbatuar ngarkimin me wireless në vende të ndryshme, shoferët e taksive do të jenë në gjendje të ngarkojnë automjetet e tyre ndërsa presin për pasagjerët.

Pwrmes kwsaj, qeveria norvegjeze shpreson qw tw rritet numri i taksive elektrike në Oslo, duke ulur nevojën që shoferët të kalojnë kohë në stacionet tradicionale të tarifimit.