Zaimina Vasjari është në një lidhje me biznesmenin Klodian Asllani prej disa vitesh.
Çifti ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ata kanë gjithashtu edhe një vajzë, të quajtur Khloe.
Megjithatë, këngëtarja ka qenë gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës private.
Ajo e ka mbajtur larg vëmendjes së mediave dhe bashkëshortin e saj, por duket se sot ka vendosur të bëjë një përjashtim.
Në Ditën e Baballarëve, ajo ka uruar bashkëshortin përmes një InstaStory.
Në këtë foto, dallohet gjithashtu edhe vila e tyre luksoze me pishinë.