Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Bathore.
Nga të dhënat e para mësohet se një motor është përplasur me një autobus dhe si pasojë drejtuesi i motorit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, shkruan një qytetar për JOQ Albania.
Po i njëjti bën me dije se viktima identiteti, i të cilit nuk është bërë i ditur ishte i moshës rreth 23-vjeçare.
Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.