Një grua në SHBA ka sjellë në jetë gjashtë foshnja brenda 9 minutave.
Kështu ajo ka fituar “titullin” (që nuk ekziston) ‘Kampione Botërore për Lindjen e Fëmijëve’.
Thelma Chiaka i solli në jetë gjashtënjakët e saj mes orës 4.50-4.59 të mëngjesit këtë të premte në një maternitet në Teksas.
Spitali ku u pritën foshnjat njoftoi në një deklaratë se shanset që Thelma t’i lindte të gjashtë fëmijët në më pak se 10 minuta ishin një në 4.7 miliardë.
Deri më tani, Chiaka u ka vënë emër vetëm vajzave të cilat quhen Zina dhe Zuriel. Djemtë nuk kanë ende emra.