Një amerikan ka treguar në një dokumentar për BBC sesi i dashuri i tij i ngjiti virusin HIV me qëllim.
Lenny ka sakrifikuar anonimitetin e tij për t’i treguar botës sesi 27-vjeçari, Daryll Rowe përdor seksin si armë.
Në dokumentarin të quajtur, “The Man Who Used HIV As A Weapon”, Lenny tregoi se ish i dashuri i tij e kishte çarë prezervativin që ata përdorën me qëllim që t’i transmetonte atij virusin vdekjeprurës.
Në shkurt të vitit 2016 ai mori vesh që ishte infektuar me HIV.
Lenny tregoi:
Ai më tha, ‘ke për t’u djegur... je shumë budalla. E çava prezervativin, ta hodha..”
Dy javë më vonë, ai u sëmur dhe mësoi se fjalët e Rowe-t kishin qenë të vërteta.
Daryll Rowe, i cili u shpall fajtor për 10 akuza që lidhen me infektimet e tij të qëllimshme, filloi t’u ngjiste meshkujve të ndryshëm HIV-in pasi mësoi se ishte vetë i infektuar. JOQ Albania