Gëzuar Ditën e Verës!

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 14.03.2019, 16:16

Dita e Verës simbolizon ardhjen e pranverës dhe festën që mbahet për t’iu gëzuar natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).

Dita e Verës është një festë pagane me origjinë të lashtë, ku shqiptarët kanë ndjekur disa tradita, duke filluar që nga gatimet e deri tek besëtytnitë e fatit që e kanë shoqëruar çdo 14 mars. Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë, sidomos në qytetin e Elbasanit. Ndërsa në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores” një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi. Disa nga traditat më të veçanta që janë ndjekur ndër vite nga shqiptarët për këtë festë janë:

Ballokumja

Ballokumja është gatimi tradicional që karakterizon këtë festë. Kjo lloj ëmbëlsire është tradicionale e Elbasanit, receta e së cilës është ruajtur prej vitesh nga gjyshet tona. Megjithatë shumë prej familjeve që nuk mund ta bëjnë dot, e blejnë atë mjafton që ta dinë se ka ardhur nga Elbasani.

Verorja

Tradita e vendosjes së verores në kyçin e dorës është ndjekur prej vitesh. Verorja vendoset një ditë para Ditës së Verës, pra më 13 mars dhe hiqet kur shihet dallëndyshja e parë për t’u varur në degë. Shumë familje këndojnë edhe këngë ose vargje gjatë vendosjes së verores.

Ndezja e zjarrit

Ndërsa në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre në natyrë. këto zjarre më pas kapërcehen me idenë e çlirimit nga meraket dhe trishtimi i dimrit.

Degët e pemëve

Në disa krahina, fëmijët e vegjël mbledhin degë pemësh, kryesisht dafinash, dhe shkojnë derë më derë duke bërë “ciu, ciu” për t’i uruar fqinjët apo të afërmit një stinë të mbarë. Ata gostiten me ëmbëlsira dhe dhurata të vogla. Familjet i kushtojnë rëndësi personit të parë që hyn në shtëpi dhe nëse është një djalë i ri, thonë se sjell mbarësi.

Vezët me ngjyrë

Kjo është një traditë e festës së Pashkës, mirëpo në zona të ndryshme të Shqipërisë në Ditën e Verës bëhen vezët me ngjyra të ndryshme. Fëmijët luajnë duke i “goditur” njëri me tjetrin për të parë se kush është më “i fortë”. Personit të parë që i çahet veza është “i humburi”.

Dreka e Verës

Në datën 14 çdo familje shtron një drekë në shtëpi, ose më e preferuar është në natyrë në formën e një pikniku. E rëndësishme është që ushqimet të jenë të përgatitura një natë më parë.

Kulaçi me lek

Gjatë drekës së 14 Marsit, ndahet edhe kulaçi mes pjesëtarëve të familjes për të parë se kujt do t’i qëllojë leku që është vendosur brenda tij. Leku simbolizon mirëqenie dhe mbarësi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit