JOQ Albania
Home

Erdhi nga Zvicra dhe u vra për pronë: Ky është gjakovari që u qëllua për vdekje
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/03/2019 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjakova u trondit sot nga një vrasje që ndodhi para pak orësh.

I vrari në Gjakovë është Tun Bezhi, një 40 vjeçarë që kishte ardhur për pushime nga Zvicra.

Vrasja e tij ndodhi në fshatin Marmall të Komunës së Gjakovës rreth orës 18:35, dhe konfirmohet se dorasi ishte fqinj.

Familjarët e kanë bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale.

Ndryshe, mësohet se motivi i vrasjes së gjakovarit lidhet me çështje prone.