Tirana vazhdon të përpihet nga kullat

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 09.03.2019, 15:43

“Atje poshtë dallohet një kantier ndërtimi”, me këtë fjali përshkruhej Tirana, kryeqyteti i vendit tonë në mediat austriake një vit më parë.

E sot një vit më pas Tirana është kthyer në një kantier ndërtimi, në kuptimin e plotë të fjalës. Më pak hapësira të blerta do të ketë sepse do t’u lihet vendi kullave të larta. Madje për t’i lënë vend ndërtimit të një të tille u shkatërrua edhe një park lojërash për fëmijë.

Një sërë projektesh janë për ndërtim në kryeqytetin e vendit tonë, të cilat do të jenë kulla të larta dhe në katet e para të tyret pritet të ndërtohen qendra tregtare.

Projektet priten të zhvillohen si komplekse zyrash dhe ndërtesash për banim.

Më poshtë po ju sjellim projektet që kanë nisur të ndërtohen dhe ato që pritet të ndërtohen shumë shpejt.

Së pari po listojmë “MET Building Tirana”, i cili është projekti për ndërtimin e një ndërtese komerciale dhe rezidenciale në zemër të Tiranës. Projekti i MET Building Tirana do të jetë m’u në zemër të Tiranës. Ajo do të jetë një kullë 12-katëshe.

Së dyti po listojmë projektin “Book Building Tirana”. Projekti parashikon ndërtimin e tre objekteve me lartësi 3, 4, 10 dhe 20 kate, me një sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë të cilat do të jenë midis rrugës 28 Nëntori dhe rrugës “Abdi Toptani”, me subjekt zhvillues Techno-Alb sh.p.k.

Së treti në këtë listë po sjellim “Eyes of Tirana”, e cila do të ketë 26 kate. Punimet për ndërtimin e saj pritet të nisin këtë vit.

Së katërti po ju listojmë “Tirana Forever Green”, projekt i cili para disa kohësh u pezullua, por ato kanë nisur sërish. Do të jetë e lartë 20 kate dhe afërsi të qendrës së Tiranës përballë Kishës Ortodokse.

Së pesti po sjellim “Down Town Albania”, për të cilën u shkatërrua një park lojërash, i njohur si “7 xhuxhat”. Ky park u shkatërrua pikërisht për “Down Town Albania”, e cila do të jetë një kullë me 40 kate. Punimet për të kanë nisur.

Së gjashti po listojmë atë që njihet si projekti “Vaqari”. Dy kulla nga 20 kate do të ndërtohen në mes të rrugës “Jordan Misja”.

Së shtati po listojmë “Greenside out”, që është projektuar si një kompleks i ri me banesa, dyqane dhe zyra luksoze është projektuar të ndërtohet në Rrugën e Durrësit. Sipas të dhënave të projektit, objekti do të shtrihet në një sipërfaqe 9600 metra katrorë, me 4 godina të ndërlidhura, ku 3000 metra do të përdoren për parking.

Së teti po listojmë “Kubi i Bllokut”, themelet për këtë ndërtesë janë hapur. Projekti i saj është bërë nga arkitekti italian Boeri.

Së nënti po listojmë “Kulla pyll 21”, e cila do të ketë 21 kate dhe do të ndodhet në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”.

Së dhjeti po listojmë “Kulla te stadiumi”, e cila do të ndërtohet tek Arena Kombëtare dhe do të jetë 24 kate mbi tokë.

Në vend të 11 po listojmë “Tirana’s Rock”, e cila do të jetë në krah të Hotel Tiranës, kjo kullë do të jetë e lartë 25 kate.

Në vend të 12 po listojmë “Kulla Pyll” që do të ndërtohet në Rrugën e Kavajës aty ku më parë ishte vendosur godina e Muzeut të Shkencave të Natyrës do të ndërtohet një kullë 24-katëshe, në formën e një pylli vertikal.

E si përfundim ngrihet pyetja se mos po betonizohet më shumë seç duhet Tirana sepse dhe në këto kushte dhe qielli do jetë vështirë për t’u parë?!

Komentet ju takojnë juve tani.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit