Telekom Albania vazhdon fushatën e ndërgjegjësimit ndaj bullizmit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.03.2019, 13:24

Sot Telekom Albania nisi fushatën për ndërgjegjësim dhe informim ndaj bullizmit në internet, adresuar adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri.

Në kuadër të fushatës më të fundit “Bëhu pjesë e së tashmes”, ku Telekom Albania bën thirrje që internetin ta përdorim për të mirat që na jep, duke shmangur rreziqet që vijnë nga lundrimi, sot çel edhe fushatën drejtuar të rinjve, se si të ruhen nga këto rreziqe.

Me bashkëpunimin e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe me pjesëmarrjen e shumë gjimnazistëve, u zhvillua një takim për të prezantuar www.bullyproof.al dhe tregimet grafike. Quizzi bullyproof.al është një ide që ka ardhur nga gjimnazistë të Tiranës, gjatë një Hackathon-i që kompania Telekom zhvilloi para disa muajsh. Nga shumë ide interesante, bully proof fitoi dhe u realizua. Përmes 15 pyetjeve të hartuara me sociologë dhe psikologë, shikohet rezultati nëse i testuari ka tregues për të qenë bullues apo viktimë e bullizmit. Për të plotësuar edhe më shumë fushatën, Telekom krijoi edhe një seri novelash grafike (comic strips) me përmbajtje të frymëzuara nga histori të hasura në realitet dhe të ilustruara përmes stilit artistik pop-art i cili mbetet gjithmonë bashkëkohor.

Gjatë eventit u shpallën edhe ambasadorët e fushatës, Olti Curri dhe Venera Lumani të cilët angazhohen për të shpërndarë sa më shumë mesazhet kundër bullizmit.

Ky ndërgjegjësim do vijojë edhe përmes takimeve në shkolla në disa rrethe të Shqipërisë, për të shpërndarë informacione, për të zhvilluar lojëra dhe njëkohësisht për të ndihmuar të rinjtë të identifikojnë dhe parandalojnë situatat bulluese.

Duke nisur nga sot, çdokush mund të kontribuojë me këtë ndërgjegjësim, mjafton të shpërndani linkun e quizzit www.bullyproof.al me adoleshentët dhe të rinjte që keni rreth vetes apo të ri-shpërndani imazhet e tregimeve grafike nën #stopbullizmit, #mosutremb #nukjevetem dhe #fol.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit