JOQ Albania
Home

Veseli thekson se Mitrovica nuk do të shitet
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/03/2019 16:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë përfundimtar dhe se pas kësaj Kosova do të marrë një vend në OKB.

Madje, kryeparlamentari foli edhe për qytetin nga vjen ai, duke theksuar se “Mitrovicën nuk e kemi për ta shitur”, raporton JOQ Kosova.

“Procesi i dialogut do të jetë përfundimtar, nga i cili Kosova do të marrë ulësen e OKB-së. Ne Mitrovicën nuk e kemi për ta shitur, as për ta blerë, e as me mbrojt vetë. Ne duhet të respektojmë kushtetutën e Kosovës. Vendimmarrja do të jetë në institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Ai përsëriti faktin se orientimi final i Kosovës është vetëm perëndimi, duke pohuar se nuk do të lejohet të ftohen marrëdhëniet në asnjë rrethanë me SHBA.

“Ne nuk do të lejojmë ftohje me SHBA-në. Në të njëjtën kohë është ekonomia e lirë e tregut dhe inovacionit e ndërmarrës e cila do të zhvillohet në vend. Kosova është e të gjithëve”, tha Veseli.

Ndryshe, Kosova është në një krizë raportesh me Serbinë, por edhe Amerikën. Me të parën është krijuar situatë kaotike pas vendosjes së taksës ndaj produkteve të këtij vendi, ndërkaq me të dytën janë prishur raportet pikërisht pas refuzimit të tërheqjes së kësaj taksës.