Vrasja që tronditi kryeqytetin Kosovar këtë mesditë dyshohet të jetë kryer për një konflikt familjar.
Mediat në Kosovë raportojnë se tani po dyshohen familja e gruas së viktimës lidhur me vrasjen, transmeton JOQ Kosova.
Sidoqoftë, deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me rastin dhe institucionet po thonë se po vazhdojnë hetimet.
Prokurorja e rastit, Bukuria Gjonbalaj pas largimit nga vendi i ngjarjes ka treguar se ende janë duke mbledhur prova në lidhje me vrasjen duke theksuar se rasti po hetohet në vazhdimësi.
Ndërkaq, Agron Borovci, zëdhënës i rajonit të Prishtinës tregoi për fazën e hetimeve për këtë vrasje.
“Policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tyre…po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë edhe intervistimin e cilit do person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast”, tha Borovci.
Ndryshe, 27 vjecari u qëllua për vdekje gjersa ishte me veturën e tij në lëvizje në një prej rrugëve kryesore të Prishtinës.